

TIRANË — Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të marrë pjesë në seancën e radhës të procesit gjyqësor ndaj tij.
Në GJKKO po zhvillohet gjyqi i themelit lidhur me ngjarjen e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në fabrikën e demontimit të municioneve ushtarake humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur rreth 300 të tjerë. Ish-ministri Mediu përballet me akuzat e ngritura nga SPAK për përgjegjësinë e tij shtetërore dhe zyrtare në lidhje me këtë tragjedi.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






