Transmetuar më 10-11-2026, 09:44

TIRANË — Operatorët e transportit publik i janë drejtuar me një letër zyrtare Kuvendit dhe Ministrisë së Financave, ku paralajmërojnë se nga 1 janari do të kërkojnë rritjen e çmimit të biletës dhe abonesë nëse sektori nuk përfshihet në skemën e TVSH-së së reduktuar në 6%.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas argumenton se rritja e propozuar e TVSH-së standarde nga 20% në 21% do të ushtrojë presion të drejtpërdrejtë mbi kostot e shërbimit, nga i cili varen rreth 500 mijë qytetarë në ditë. Përmes kërkesës drejtuar Komisionit për Ekonominë, operatorët kërkojnë që transporti publik të trajtohet si produkt i shportës bazë, me qëllim që të shmanget rritja e tarifave që përcaktohen nga pushteti vendor.

Gjithashtu, shoqata propozon përjashtimin e autobusëve të licencuar nga taksa e re vjetore e qarkullimit, rimbursimin apo heqjen e akcizës për karburantin dhe gazin natyror (CNG/LNG), si dhe krijimin e skemave lehtësuese për kalimin te mjetet elektrike. Përfaqësuesit e sektorit i bëjnë thirrje institucioneve të zhvillojnë një seancë dëgjimore dhe një analizë të detajuar financiare për të garantuar qëndrueshmërinë e shërbimit publik.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit