

Këngëtari i famshëm kolumbian Maluma ka vendosur të përfshijë Kosovën në turin e tij botëror të koncerteve, raporton noa.al.
Ylli i muzikës moderne ka shpallur turin e tij për vitin 2027 dhe mes qyteteve ku do të performojë gjendet edhe Prishtina.
Turneu “Loco X Volver World Tour 2027” përfshin 60 qytete nga Evropa, SHBA, Afrika dhe më gjerë e mes tyre edhe kryeqyteti i Kosovës.
Maluma nuk ka publikuar ende në faqen e tij zyrtare datat e koncerteve. Megjithatë pritet që koncerti i tij të zhvillohet gjatë fillimit të verës.

Albumi i ri “Loco X Volver World Tour 2027” ka marrë të njëjtin emër dhe për turneun botëror duke performuar me hitet më të reja nga repertori i tij.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






