

Rajoni juglindor i vendit është përfshirë nga kushte të përkeqësuara atmosferike, ku prezenca e dendur e mjegullës dhe rënia e ndjeshme e temperaturave kanë krijuar vështirësi të dukshme në qarkullimin rrugor gjatë natës.
Mjegulla, e cila vijon prej disa ditësh në këtë zonë, ka kufizuar ndjeshëm dukshmërinë në disa prej akseve kryesore, duke rritur rrezikshmërinë për drejtuesit e automjeteve.
Përballë kësaj situate, Policia Rrugore u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të ruajnë distancën e sigurisë mes automjeteve dhe të përdorin dritat e duhura për të shmangur aksidentet. Fenomeni i mjegullës pritet të vazhdojë të mbetet sfidë për qarkullimin sidomos gjatë orëve të mbrëmjes dhe në mëngjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






