Transmetuar më 09-11-2026, 21:51

Historia e 17-vjeçarit Erind ka prekur opinionin publik, pasi u ndëshkua nga shteti shqiptar me një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestat e përditshme që kërkojnë largimin e kryeministrit. Rasti i tij u soll në vëmendje nga gazetari Osman Stafa, duke zbuluar kushtet tejet të vështira ekonomike dhe familjare në të cilat jeton i mituri.

Erindi jeton në një shtëpi ku mungojnë kushtet elementare të jetesës, së bashku me babain, motrën dhe vëllain. Për shkak të pamundësisë ekonomike, familja ka mbetur pa drita prej 10 muajsh, ndërsa më herët janë përballur edhe me gjoba për lidhje të energjisë. Përveç vështirësive financiare, 17-vjeçari mban plagën e rëndë të humbjes së nënës nga kanceri, e cila i mungon çdo ditë, ndërsa motra e tij përfiton vetëm një KEMP modest që nuk mbulon nevojat e saj mjekësore.

“Asnjë ndihmë nga shteti, vetëm gënjeshtra… Dritat i kemi 10 muaj pa i paguar. Nëna më mungon shumë, ajo është gjithçka për mua,” rrëfen 17-vjeçari, duke treguar se pas një interviste ku bëri publike gjobën prej 5 milionë lekësh, ai u ndëshkua sërish me një tjetër gjobë prej 50 mijë lekësh të vjetra për shfaqjen e tij në tubime.

Pavarësisht dramës familjare, mungesës së mbështetjes institucionale dhe gjobave të njëpasnjëshme, Erindi shprehet i vendosur se do të vazhdojë të dalë në shesh për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit