

Kryeqyteti është përfshirë sërish nga protestat mbrëmjen e kësaj të hëne, ku qytetarët janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë në kuadër të protestës së 28-të të revoltës studentore dhe qytetare.
Tubimi është shoqëruar me tensione në terren, pasi rreth orës 19:45 janë regjistruar përplasje dhe debate të forta mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit. Shkak i pakënaqësisë është bërë vendosja e gjobave administrative ndaj personave të konstatuar apo të fotografuar gjatë tubimeve.
Disa qytetarë kanë denoncuar se efektivët e policisë u kanë kërkuar mjetet e identifikimit në rrugë, duke i ndëshkuar me gjoba nën pretendimin se kanë marrë pjesë në protesta, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar në zonën përreth bulevardit kryesor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






