Transmetuar më 09-11-2026, 18:54

POGRADEC — Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin e ri rrugor Qafë Plloçë–Qukës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas të dhënave të para, njëri prej mjeteve të përfshira në aksident kishte targa greke. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur një grua, e cila është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit