Transmetuar më 09-11-2026, 16:43

Tiranë, 9 nëntor 2026 – Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re të bonusit të bebeve, e cila parashikon mbështetje financiare mujore për familjet shqiptare për një periudhë pesëvjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se skema e re pritet të nisë zbatimin më 1 korrik 2027. Shuma e përfitimit do të përcaktohet në varësi të numrit të fëmijëve në familje.

Sipas skemës së prezantuar nga kryeministri, familjet do të përfitojnë: – 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në pesë vite. – 7 mijë lekë në muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në pesë vite. – 10 mijë lekë në muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në pesë vite. Rama e ka cilësuar këtë një formë të re mbështetjeje për familjet shqiptare, duke theksuar se pagesa do të jepet çdo muaj për pesë vite për çdo fëmijë të lindur, sipas kategorisë përkatëse.

Skema e re synon të ofrojë një mbështetje më të qëndrueshme financiare për prindërit, ndërsa detajet e plota të zbatimit pritet të përcaktohen në vijim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit