

DURRËS- Nw rrugwn “Shkozet-Durrës” dhe nw aksin “Princ Topia” janw kapur dy shoferë të dehur në timon në Durrës. Për t’i shpëtuar gjobës, kanë tentuar t’u japin para policëve që i ndaluan.
Të dy janë proceduar penalisht dhe do të hetohen në gjendje të lirë. Një 41-vjeçar me inicialet J. D., nga Fieri, është ndaluar në rrugën “Shkozet-Durrës”, ndërsa 48-vjeçari G. M., nga Rrogozhina, në rrugën “Princ Topia”.
Testi i alkoolit tregoi se të dy shoferët po drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit. Sipas njoftimit të policisë, në vend që të pranonin masën administrative, ata tentuan t’u jepnin para efektivëve.
Tashmë të dy do të përballen me hetime për “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa dosjet i kanë kaluar Prokurorisë.
Njoftimi i plotë i Policisë
Durrës/Policia Rrugore godet 2 tentativa për mitëdhënie.
Drejtonin automjetet në efektin e alkoolit dhe ofruan para për të shmangur masën administrative, procedohen penalisht 2 shtetas.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, si dhe për parandalimin e aksidenteve dhe për garantimin e parametrave të sigurisë në rrugë, ndaluan për verifikime automjetet që drejtonin shtetasit J. D. dhe G. M., respektivisht në rrugët “Shkozet-Durrës” dhe “Princ Topia”.
Nga kryerja e testit, të dy këta shtetas rezultuan në efektin e alkoolit. Për të shmangur masën administrative, të dy tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, duke iu ofruar para.
Në përfundim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. D., 41 vjeç, banues në Fier dhe G. M., 48 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, si dhe iu garanton anonimat dhe reagim të menjëhershëm
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






