Transmetuar më 09-11-2026, 14:18

Tiranë, 9 nëntor 2026 – Policia e Tiranës ka vendosur 21 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit zyrtar, secili prej 21 protestuesve është gjobitur me 5 mijë lekë për kundërvajtje administrative, për shkak të pengimit të lëvizjes së mjeteve të transportit gjatë tubimit.

Policia bën me dije se masat janë marrë në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026, konkretisht të pikës 2 të nenit 24/1.

Sipas autoriteteve, personat kanë vijuar të mbajnë të bllokuar rrugën, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, të cilët përmes megafonit u kanë kërkuar të mos pengojnë qarkullimin e automjeteve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit