

TIRANË — Komisioni i Posaçëm i Kuvendit për Reformën Zgjedhore rinis punën pas disa muajve pezull, me fokus te rishikimi i formulës së përfaqësimit në Këshillat Bashkiakë pas ndarjes së re territoriale.
Mbledhja e parashikuar në orën 13:00 synon adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit Evropian për përfshirjen e të gjitha forcave politike në proces. Në tryezë, Partia Demokratike propozon aplikimin e listave 100% të hapura edhe për zgjedhjen e këshillave bashkiakë.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk ka paraqitur ende një propozim konkret për sistemin zgjedhor, por ka paralajmëruar se do të vijojë e vetme me miratimin e reformës nëse nuk arrihet një dakordësi. Komisioni përballet me afate të ngushta kohore, pasi mandati i tij përfundon në fund të muajit dhe mazhoranca ka bërë të ditur se nuk do të ketë shtyrje të mëtejshme.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






