Transmetuar më 09-11-2026, 13:06

TIRANË — Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Në konkluzionet përfundimtare të paraqitura pranë Gjykatës së Posaçme, prokuroria i ka kërkuar trupit gjykues që dënimi prej 2 vitesh burgim të konvertohet në 4 vite shërbim prove. Nëse kjo kërkesë pranohet nga gjykata, Beci nuk do të vuajë dënimin në qeli, por do t’i nënshtrohet periudhës së provës.

Çështja ndodhet në pritje të vendimit përfundimtar nga Gjykata e Posaçme. Ndërkohë, Benet Beci gëzon prezumimin e pafajësisë deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga sistemi i drejtësisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit