

BUDAPEST — Ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán ka reaguar pas lajmeve për arrestimin e vëllait të tij, Áron Orbán, i cili është ndaluar nga autoritetet në kuadër të një hetimi për trafikim të emigrantëve.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Orbán e ka cilësuar operacionin si një përpjekje për ta goditur atë politikisht, duke pretenduar se i vëllai po përdoret si instrument në përplasjen me kabinetin e ri qeveritar.
“Objektivi jam unë, vëllai im është vetëm një mjet”, deklaroi ish-kryeministri hungarez.
Orbán ka akuzuar autoritetet e drejtuara nga kryeministri Péter Magyar për përdorim të institucioneve shtetërore në përballje politike. Deklarata vjen pasi Áron Orbán u përfshi në hetimet që lidhen me dyshimet për ndërmjetësim të paligjshëm në pajisjen e shtetasve të huaj me viza dhe leje qëndrimi në Hungari.
Nga ana tjetër, kryeministri Péter Magyar konfirmoi se hetimet nga organet ligjzbatuese po vijojnë për zbardhjen e plotë të çështjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






