Transmetuar më 09-11-2026, 12:27

IZMIR — Një shpërthim i fuqishëm me pasojë zjarr ka ndodhur në ambientet e fabrikës së hekurit dhe çelikut “Habaş” në lagjen Aliağa të Izmirit, në Turqi.

Sipas të dhënave të para zyrtare, nga shpërthimi kanë humbur jetën tre punëtorë, ndërsa 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekipet e emergjencave dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët dhe për të kryer operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ministri i Brendshëm turk, Mustafa Çiftçi, deklaroi se menjëherë pas incidentit të gjitha njësitë përkatëse kanë koordinuar punën në terren për shuarjen e zjarrit dhe dhënien e ndihmës mjekësore për të lënduarit. Hetimet po vijojnë për përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit