

PRISHTINË — Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Prishtinë gjatë zhvillimit të garave të paligjshme me makina.
Pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë tregojnë momentin kur mjetet po lëviznin me shpejtësi të lartë, kur njëra prej makinave ka humbur kontrollin, është përmbysur dhe ka rrëshqitur për disa metra në rrugë.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa një person ka marrë ndihmë mjekësore. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në garën ilegale.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






