

BUDAPEST — Një zhvillim i bujshëm ka tronditur skenën politike në Hungari, ku Áron Orbán, vëllai i ish-kryeministrit Viktor Orbán, është arrestuar në kuadër të një hetimi për trafikim të qenieve njerëzore. Lajmi u bë publik nga kryeministri Péter Magyar, i cili njoftoi se autoritetet kanë ndërmarrë veprime hetimore për këtë çështje.
Hetimet po zhvillohen nga Zyra Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit. Emri i Áron Orbán është përmendur edhe më parë në lidhje me dyshimet për sigurimin e paligjshëm të vizave dhe lejeve të qëndrimit për shtetas të huaj, kryesisht nga Vietnami.
Sipas dosjes hetimore, një kompani e lidhur me të dyshohet se ka ndërmjetësuar pajisjen e shtetasve vietnamezë me viza hungareze përmes regjistrimit të tyre fiktiv në një kurs dyditor në Universitetin e Pécsit, procedurë që u mundësonte lëvizjen në zonën Schengen.
Pas publikimit të lajmit ka reaguar ish-kryeministri Viktor Orbán, i cili e ka cilësuar operacionin si sulm me prapavijë politike. “Objektivi jam unë, vëllai im është vetëm një mjet”, deklaroi Orbán, duke akuzuar qeverinë për përdorimin e institucioneve shtetërore në përplasjet politike. Hetimet mbi çështjen vazhdojnë për përcaktimin e plotë të përgjegjësive ligjore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






