

TIRANË — Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe autoritetet doganore kanë finalizuar operacionin e koduar “Fly”, duke goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet aeroportit.
Gjatë kontrollit të bagazheve të pasagjerëve të linjës ajrore Athinë–Rinas, në valixhen e shtetasit grek Michail Prokovas, 51 vjeç, u zbuluan dhe u sekuestruan dy paketime me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis sativa. Pasi ishte larguar nga ambientet e aeroportit menjëherë pas mbërritjes, shtetasi grek u lokalizua nga shërbimet e policisë në rrugën e Durrësit, ku u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Në kuadër të veprimeve hetimore dhe goditjes së kriminalitetit në kryeqytet, strukturat e Policisë së Tiranës kanë ndaluar gjithashtu tre shtetas ndaj të cilëve gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht shtetasit Olti Kamberi (29 vjeç), Gerti Saliu (28 vjeç) dhe Sead Hajdini (20 vjeç).
Njoftimi:
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fly”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe autoritetet doganore, bazuar në informacionet e siguruara ushtruan kontroll në bagazhet e pasagjerëve të linjës ajrore Athinë–Rinas.
Gjatë kontrollit, në një valixhe u gjetën dy paketime me material bimor, të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis sativa.
Pas veprimeve intensive hetimore u identifikua poseduesi i dyshuar i valixhes, shtetasi grek M. P., 51 vjeç, i cili ishte larguar nga aeroporti menjëherë pas mbërritjes.
Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në rrugën e Durrësit, ku u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, dje, nga Strukturat hetimore, u kapën dhe u ndaluan 3 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg” konkretisht; – O.K. 29 vjeç – G.S. 28 vjeç – S.H. 20 vjeç
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






