Transmetuar më 09-11-2026, 11:34

TIRANË — Në foto është personi i dyshuar për grabitjen e 60 mijë eurove nga një bankë e nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ai është identifikuar si Robert Duka, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora.

Ngjarja ndodhi të hënën e javës së kaluar, kur 50-vjeçari hyri në ambientet e bankës i armatosur dhe i maskuar. Fillimisht ai kërcënoi rojen e sigurisë dhe më pas arkëtaren, e cila nën trysninë e armës i dorëzoi shumën e parave.

Pas kryerjes së grabitjes, Duka u largua nga vendngjarja me një skuter elektrik për të shmangur pikasjen. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar lëvizjet e tij gjatë largimit, duke i mundësuar hetuesve zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi:

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera me metoda speciale, nga strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Gjuetari i Bankave”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë. Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan ; – 8 200 euro, – Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale – 2 aparate celularë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit