

FIER — Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Levan, në zonën e Qafës së Koshovicës, ku është përfshirë një autobus i linjës Fier-Ferras i cili transportonte më shumë se 15 pasagjerë.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur një pasagjere, e cila është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i kryer nga drejtuesi i një automjeti tip "Volkswagen". Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe normalizimin e qarkullimit të mjeteve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






