

TIRANË — Pas një periudhe protestash dhe mungesash në mësim, studentët kanë vendosur të rikthehen pjesërisht në auditore me qëllim shpëtimin e vitit akademik, i cili u rrezikua nga humbja e orëve të mësimit.
Megjithatë, revolta studentore do të vijojë me një formë të re organizimi. Studentët kanë vendosur që çdo të mërkurë të aplikohet bojkot total në të gjitha fakultetet e vendit, ditë në të cilën asnjë student apo pedagog nuk do të merr pjesë në procesin mësimor. Ndërkohë, ditët e shtuna do të rezervohen për protesta kombëtare masive për të mbajtur presionin ndaj institucioneve.
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka dalë në mbështetje të kësaj kauze, ndërsa u është kërkuar mirëkuptimi drejtuesve të arsimit të lartë për rregullimin e strukturës mësimore. Studentët nëvizojnë se kushtet e vështira në fakultete dhe mungesa e bazës materiale për praktikat mbeten shqetësimet kryesore, duke e parë bojkotin e pjesshëm si mjet presioni për të siguruar arsim cilësor.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






