

TIRANË — Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën zyrtare për dy nga emrat kryesorë të botës së krimit në vend, Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën.
Ata akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.
Sipas pretencës së lexuar përpara trupës gjykuese në Gjykatën e Posaçme, prokurorët e SPAK-ut kanë kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Emiljano Shullazin, si dhe të njëjtën masë dënimi prej 25 vitesh heqje lirie edhe për Lulzim Berishën.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






