Transmetuar më 09-11-2026, 10:02

LUSHNJË — Pas ngjarjeve me ujin e pijshëm të raportuara në Vlorë, një tjetër rast ndotjeje është denoncuar nga qytetarët në Lushnjë, ku uji nga rubinetet rrjedh i ndotur dhe i papërdorshëm.

Sipas pamjeve të bëra publike nga deputeti Saimir Korreshi, uji që furnizon lagjen “Xhevdet Nepravishta” ka ngjyrë të errët dhe erë të rëndë. Përmes një reagimi, Korreshi ka ironizuar situatën duke deklaruar se bashkia po u ofron qytetarëve "parfumeri falas" në çdo rubinet, ndërsa vuri në dukje se rasti është denoncuar disa herë pa marrë zgjidhje nga autoritetet vendore.

Ky shënon rastin e dytë radhazi që banorët e Lushnjës ngrenë me shqetësim problemin e ndotjes së ujit në sistemin e furnizimit, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për verifikimin e sigurisë së ujit të pijshëm.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit