Transmetuar më 09-11-2026, 07:22

Shqipëria vazhdon të regjistrojë një nga treguesit më të ulët të numrit të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke mbetur shumë larg standardeve të Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) për vitin 2025, vendi ynë numëronte 22.7 mjekë për 10 mijë banorë, shifër kjo që përbën vetëm 53% të mesatares së BE-së.

Në shkallë rajonale, Shqipëria lë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, ndërsa vendet e tjera paraqiten me tregues më të lartë:

Maqedonia e Veriut: 33.8 mjekë për 10 mijë banorë (79% e mesatares së BE-së).

Serbia: 32.3 mjekë për 10 mijë banorë (76% e mesatares së BE-së).

Mali i Zi: 27.9 mjekë për 10 mijë banorë (65% e mesatares së BE-së).

Shqipëria: 22.7 mjekë për 10 mijë banorë (53% e mesatares së BE-së).

Bosnjë-Hercegovina: 21.1 mjekë për 10 mijë banorë (49% e mesatares së BE-së).

Kosovë: 19 mjekë për 10 mijë banorë (44% e mesatares së BE-së).

Të dhënat dëshmojnë gjithashtu një përkeqësim të pozicionit relativ të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2025 kundrejt mesatares evropiane. Për Shqipërinë, ky tregues ka shënuar një rënie prej 0.9 pikësh përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Ekspertët vlerësojnë se ky hendek i theksuar në personelin mjekësor përbën një sfidë të vazhdueshme për sistemin shëndetësor vendas, duke ndikuar drejtpërdrejt në garantimin e aksesit dhe në përballimin e nevojave në rritje të popullsisë për kujdes shëndetësor cilësor.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit