Transmetuar më 09-11-2026, 07:17

Vendi ynë do të përfshihet këtë të hënë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të karakterizuara nga vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme kthjellimi.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të shfaqen që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë orëve në vijim, reshjet do të vijojnë herë pas here, ndërsa në zonat qendrore dhe jugore nuk do të mungojnë as shtrëngatat afatshkurtra. Pas mesditës, moti do të njohë përmirësim të pjesshëm, me reshje që do të mbeten të pranishme kryesisht me intensitet të ulët vetëm përgjatë relieveve malore në juglindje dhe lokalisht në veri.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s, e cila në vijën bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 15 m/s. Në det, situata paraqitet e qetë me një valëzim të forcës 2 deri në 3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit