Transmetuar më 08-11-2026, 23:45

Mbi 200 mijë persona janë tubuar në rrugët e Amsterdamit në një nga protestat më masive të organizuara së fundmi, për të kërkuar ndërprerjen e shitjes së armëve dhe masa të rrepta ndaj Izraelit për shkak të konfliktit në Gaza.

Tubimi i së dielës, i zhvilluar nën sloganin “Linja e Kuqe” dhe i organizuar nga dega holandeze e Amnesty International, mblodhi mijëra qytetarë të veshur me simbole të kuqe që mbushën Sheshin e Muzeut dhe rrugët kryesore, duke brohoritur thirrje për lirinë e Palestinës dhe duke kritikuar qeverinë për mungesë guximi në ndërmarrjen e hapave seriozë.

Organizatorët kërkojnë nga autoritetet holandeze që të kalojnë përtej deklaratave diplomatike, duke ashpërsuar kufizimet tregtare dhe ndalur çdo transaksion ushtarak. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur marrëdhëniet dypalëshe janë tensionuar tashmë pas vendimit të qeverisë së re holandeze për të ndaluar importin e produkteve nga vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara. Ndonëse kryeministri Rob Jetten ka mbrojtur presionin politik e diplomatik të ushtruar nga qeveria, pjesëmarrja e gjerë qytetare dëshmon kërkesën publike për një politikë shumë më të ashpër ndaj luftës në Gaza.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit