

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Spital–Porto Romano në Durrës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike dhe dy mjete të tjera.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë para se drejtuesi të humbte kontrollin.
Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi 33-vjeçar i mjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






