Transmetuar më 08-11-2026, 22:15

Në një lidhje direkte nga Polonia për emisionin “Review” në Euronews Albania, shtetasi shqiptar Bledar Ndreca ka ndarë detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Krakov, ku mbetën të vrarë 9 persona.

Sipas Ndrecës, Prokuroria polake ka nisur dy procedime penale të ndara: njëri për vrasjen e tre familjarëve të autorit dhe tjetri për sulmin me gjashtë viktima, ngjarje e cila po trajtohet nga autoritetet si një akt me sfond terrorist.

Autoritetet kanë konfirmuar se 24-vjeçari nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe nuk ka qenë pjesë e forcave të armatosura apo e ndonjë klubi qitjeje, pavarësisht pretendimeve të qarkulluara në medie.

“Në aktin terrorist ka qenë i veshur me veshje ushtarake, me antiplumb, ka qenë i armatosur me armë automatike, një nga ato AR15. Ka pasur edhe armë të tjera në bagazhin e makinës”, u shpreh Ndreca.

Në mbyllje të prononcimit, ai bëri me dije se autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes ndaj dezinformimit në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë raportimet fillestare për një bashkëpunëtor të mundshëm që ndodhej në arrati.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit