

Një autobot qumështi përplaset me një motomjet në aksin Fier-Libofshë
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, konkretisht në fshatin Agim, ku janë përplasur një autobot që transportonte qumësht dhe një motomjet.
Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, dyshohet se drejtuesi i motorit ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e duhura për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






