Transmetuar më 08-11-2026, 19:42

Studentët, të rinjtë dhe qytetarët janë mbledhur sërish pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të tubimeve të përditshme kundër qeverisë.

Protesta, e cila ka nisur rreth orës 18:30, po zhvillohet në qetësi dhe pa tensionet që karakterizuan tubimin e djeshëm mes protestuesve dhe forcave të rendit. Pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë hapur dhe me thirrje të vazhdueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke mbajtur të ndezur kauzën e tyre.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit