

Një deklaratë e drejtpërdrejtë dhe e papritur nga këngëtarja Jonida Maliqi gjatë emisionit “Goca dhe Gra” ka ndezur debate të reja në fushën e showbizin shqiptar, pasi ajo ka vënë në pikëpyetje aftësitë vokale të artistes dhe ish-panelistes Rozana Radi.
Gjatë një loje pyetjesh në studio ku iu kërkua të identifikonte një figurë publike që sipas saj gëzon më shumë vlerësim sesa meriton, Maliqi nuk ngurroi të përmendë emrin e Radit, duke bërë një ndarje mes talentit të saj letrar e skenik dhe atij muzikor:
“E di ku më shkon mendja? Te një vajzë që ka qenë pjesë këtu, e këtij paneli në një nga sezonet. Sigurisht që e vlerësuar për artisten që është, për poeten, për aktoren që është. Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim dhe ajo është Rozana Radi. Me gjithë respektin për artisten që është, por për pjesën vokale si këngëtare”, u shpreh Jonida Maliqi, duke sjellë në vëmendje një tjetër përplasje mes njohurish të skenës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






