Transmetuar më 08-11-2026, 17:02

Moderatorja Ori Nebijaj ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, duke u shprehur hapur se Arbana Osmani është një nga personazhet e medias që e ka zhgënjyer dhe që ndryshon rrënjësisht nga mënyra se si shfaqet në televizion.

Pikëpamja e saj u bë e ditur gjatë një loje pyetjesh në studio, ku e ftuar ishte këngëtarja Jonida Maliqi. E pyetur nga kjo e fundit se cili personazh i njohur i duket më i shtirur apo ndryshe në jetën reale, Ori Nebiaj hezitoi fillimisht me shaka për shkak të ambientit televiziv, por më pas dha emrin e Arbanës:

“Aman se mos më bërtasin këta të Topit, por unë do e them. Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, u shpreh moderatorja, duke konfirmuar ftohjen e marrëdhënieve mes tyre.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit