Transmetuar më 08-11-2026, 17:15

Një deklaratë e bërë nga Ori Nebijaj gjatë emisionit “Goca dhe Gra” ka rikthyer në vëmendje krisjen e raporteve mes saj dhe moderatores së njohur Arbana Osmani, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës në studio me Jonida Maliqin, e pyetur se cilët persona të medias janë ndryshe në ekran nga jeta reale, Ori Nebiaj përmendi hapur Arbana Osmanin, duke theksuar se ishte zhgënjyer prej saj, ndonëse nuk dha detaje mbi arsyet apo ndonjë ngjarje konkrete. Kjo nuk është hera e parë që flitet për ftohje mes tyre, pasi në korrik të këtij viti, e ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në TV Klan, Nebiaj kishte pranuar se nuk komunikonin më dhe se e kishte larguar nga jeta e saj.

Pas transmetimit të deklaratës së fundit, Arbana Osmani ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që është interpretuar gjerësisht si një kundërpërgjigje ndaj ish-koleges së saj:

“Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që ata vetë më kanë bërë mua”, shkruhet në postimin e moderatores, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre mbetet i tensionuar dhe pa një zgjidhje në horizont.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit