

Një aksident rrugor është regjistruar në Tiranë, ku një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur pas përplasjes së motomjetit që drejtonte me një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Imer Ndregjoni” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi F. H., 34 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi M. H., 31 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka arrestuar 34-vjeçarin F. H., ndërsa rrethanat e përplasjes mbeten për t’u sqaruar pas aksidentit që plagosi rëndë të riun.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






