

Një nga dy efektivët e policisë që ndërhynë për të neutralizuar autorin e sulmit të armatosur në Krakov ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u qëllua me tre plumba gjatë përballjes me 24-vjeçarin Michal Oksinski.
Bëhet fjalë për oficerin Jakub Kulik, i cili pësoi dëmtime të rënda në mushkëri gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ministri polak i Drejtësisë, Waldemar Zurek, ka lëshuar një apel publik për dhurim gjaku (grupimi AB Rh+), i cili është jetik për trajtimin e tij. Në gjendje të rëndë ndodhet edhe rreshteri Artur Morański, kolegu i tij që mori pjesë në operacion.
Duke vlerësuar aktin e tyre, ministri Zurek theksoi se falë ndërhyrjes së shpejtë të dy efektivëve brenda pak minutave, të cilët rrezikuan jetën e tyre përballë një sulmuesi të armatosur me armë automatike, u shmang një traget edhe më e madhe. Masakra e ndodhur në sheshin kryesor të Krakovit dhe në banesën e autorit la pas nëntë viktima, përfshirë tre anëtarët e familjes së vetë sulmuesit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






