

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar kritika të ashpra lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, duke deklaruar përmes një postimi në platformën Truth Social se vendi ka bërë “një hap të madh prapa në histori”.
Në mesazhin e tij, Trump ka lidhur zhvillimet politike me situatën ekonomike dhe lëvizjet në tregjet financiare, duke përmendur se Wall Street regjistroi humbje prej 3 trilionë dollarësh brenda një dite të vetme. Ai e krahasoi këtë situatë me ecurinë e bursave gjatë mandatit të tij të mëparshëm, të cilën e cilësoi si një rritje të jashtëzakonshme.
Pavarësisht pakënaqësisë së shprehur për rezultatet zgjedhore dhe pasojat e pretenduara ekonomike, kreu i Shtëpisë së Bardhë është treguar optimist për të ardhmen, duke u bërë thirrje mbështetësve të mos frikësohen dhe duke u zotuar se vendi do të rikthehet më i fortë se kurrë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






