

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Yacht”, duke bërë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin në flagrancë të një 34-vjeçari, pasi u përfshi në një konflikt dhe tentoi të përdorë armën e zjarrit.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në vendin e quajtur “Rrapi”, ku shërbimet e Policisë konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes shtetasit Mario Meçani 34 vjeç, dhe E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve ka bërë të mundur neutralizimin e situatës.
Gjatë tentativës për t’u larguar me vrap, 34-vjeçari është kapur nga policia, ndërsa gjatë verifikimeve rezultoi se gjatë konfliktit ai kishte tentuar të përdorte një armë zjarri pistoletë, të cilën e kishte hedhur në rërë në vendin e kapjes.
Arma dhe një përforcues metalik grushti i gjetur në automjetin e tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






