Transmetuar më 08-11-2026, 15:59

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë në kuadër të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2028, ku do të përballet me kombëtaren e Hungarisë.

Takimi është planifikuar të luhet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, duke nisur nga ora 17:15. Përfaqësuesja e Kosovës kërkon kthesën dhe fitoren e parë në grup, pasi në ndeshjen hapëse u mposht nga Ishujt Faroe me rezultatin 37:30.

Në krahun tjetër, Hungaria vjen në këtë sfidë pas një nisjeje të suksesshme, ku mposhti Malin e Zi me shifrat 32:21, duke kryesuar Grupin 4. Trajneri i Kosovës, Jesper Östlund, ka vlerësuar vështirësinë e përballjes ndaj një kundërshtari me përvojë ndërkombëtare dhe me lojtarë që aktivizohen në klubet më të mëdha evropiane, por theksoi se mbështetja e zjarrtë e tifozëve në Ferizaj do të jetë një mbështetje e madhe për ekipin.

Në Grupin 4 garojnë Kosova, Hungaria, Ishujt Faroe dhe Mali i Zi, ndërsa dy vendet e para të çdo grupi kualifikohen direkt në finalet e “Euro 2028”, së bashku me katër skuadrat më të mira të vendit të tretë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit