Transmetuar më 08-11-2026, 15:54

Një konflikt mes dy personave në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë rrezikoi të përshkallëzohej në një ngjarje të rëndë kriminale, pasi një 34-vjeçar dyshohet se tentoi të përdorte armë zjarri.

Ndërhyrja e policisë çoi në arrestimin e tij dhe sekuestrimin e një pistolete.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Rrapi”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë patrullimit, konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes shtetasit Mario Meçani 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë konfliktit 34-vjeçari dyshohet se tentoi të përdorte një pistoletë. Me ndërhyrjen e efektivëve, ai u përpoq të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu e hodhi armën në rërë, në afërsi të vendit ku u ndalua nga policia. Pistoleta u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit të automjetit të 34-vjeçarit, efektivët gjetën edhe një përforcues metalik grushti, i cili u sekuestrua gjithashtu.

Operacioni policor u kodua “Yacht”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit