Transmetuar më 08-11-2026, 15:00

Autoritetet ruse kanë nisur një proces masiv të marrjes nën kontroll të qindra hoteleve dhe pronave turistike në territoret e pushtuara të Ukrainës, duke i shpallur ato zyrtarisht si “pa pronarë”. Vetëm në rajonin e Zaporizhias mbi 500 hotele dhe komplekse turistike janë përfshirë në këtë skemë, ndërsa të paktën 77 prona kanë kaluar tashmë në duart e strukturave të kontrolluara nga Moska.

Sipas skemës së ndjekur, pronarëve u kërkohet të riregjistrojnë pronat e tyre në regjistrin rus dhe të pajisen me dokumentacionin përkatës, përfshirë marrjen e shtetësisë ruse; në të kundërt, pronat konfiskohen.

Një nga rastet më të bujshme është ai i biznesmenit Denis Katyukha, pronar i hotelit “Admiral” në bregdetin e Detit Azov, i cili u sekuestrua në vitin 2022. Pasi u detyrua të largohej nga vendi, Katyukha ndërmori një betejë ligjore dhe arriti të sigurojë një vendim gjykate për një dëmshpërblim prej 5.1 milionë dollarësh nga Moska. Megjithatë, vetë biznesmeni pranon se shanset për ta arkëtuar realisht këtë shumë janë minimale për shkak të rrethanave gjeopolitike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit