

Një ngjarje e rregjistruar mesditën e sotme në zonën e Zvërnecit ka vënë në alarm autoritetet zjarrfikëse, pasi një godinë e vogël që shërbente për magazinimin e materialeve të peshkimit është përfshirë nga flakët.
Objekti, i vendosur në zonën ku kanali i lagunës së Nartës lidhet me detin, u përfshi nga zjarri për shkaqe ende në verifikim, ndërsa flakët rrezikonin seriozisht të përhapeshin edhe në pyllin me pisha që ndodhet në afërsi të godinës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Vlorës, të cilat bënë të mundur neutralizimin e situatës dhe shmangien e një katastrofe mjedisore në pyll. Sipas të dhënave paraprake nga shërbimi zjarrfikës, dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në magazinë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






