Transmetuar më 08-11-2026, 14:44

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka shqyrtuar masën e sigurisë për 35-vjeçarin Albano Ameti, mësues i edukimit fizik në shkollën “Hajredin Beqari” në Selenicë, i cili akuzohet për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj disa nxënëseve të mitura.

Sipas materialeve hetimore dhe dëshmive të dhëna nga nxënëset në polici, ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë zhvillimit të një ore mësimore në palestrën e shkollës. Vajzat kanë deklaruar se mësuesi u është drejtuar me fjalë dhe udhëzime të tilla si: "Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar", të cilat ato i kanë interpretuar dhe denoncuar si sjellje me karakter ngacmimi seksual.

Në dosjen e publikuar deri më tani nuk bëhet fjalë për komunikime private, mesazhe telefonike apo takime individuale mes të dyshuarit dhe nxënëseve, pasi pretendimet përqendrohen tërësisht te komentet e bëra gjatë ushtrimeve fizike në prani të të gjithë klasës. Çështja ka ngjallur reagime në opinionin publik, ndërsa pritet vendimi përfundimtar i gjykatës mbi masën e sigurisë për 35-vjeçarin.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit