

TIRANË — Katër persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar të shtunën në kryeqytet, ku u shënuan përplasje me forcat e rendit, hedhje sendesh të forta, lëndësh piroteknike si dhe djegie të kazanëve të mbeturinave.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, u bë ndalimi i shtetasve K. N., 24 vjeç, M. K., 19 vjeç, B. M., 19 vjeç, dhe Z. N., 34 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës, shtetasit K. N. iu gjetën një sasi lënde narkotike kanabis, një send metalik shpues, një send imitues i armës së zjarrit dhe 50 sfera metalike.
Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, policia ka vendosur 12 masa administrative, mes të cilave një gjobë prej 500.000 lekësh ndaj një protestuesi të maskuar, i cili goditi me gurë efektivët e policisë dhe godinën e Kryeministrisë. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës dhe bllokimin e qarkullimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






