

Arnold Jaho, 41 vjeç, i dënuar për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mashtrim, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe për heqje të paligjshme të lirisë dhe armëmbajtje pa leje.
Ekstradimi i 41-vjeçarit, i lindur në Vlorë, u krye nga Barcelona në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle në Madrid.
Sipas policisë, Gjykata e Tiranës e ka dënuar Jahon në vitin 2026 me 6 vite burg për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Po ashtu, në vitin 2024, ai është dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërkohë, në vitin 2025, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar ndaj tij një urdhër ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
"I dënuar dhe i akuzuar për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje, pastrim parash dhe krime ekonomike, ekstradohet nga Spanja, 41-vjeçar.
Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve në Madrid, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u ekstradua nga Barcelona, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Arnold Jaho, 41 vjeç, lindur në Vlorë.
Gjykata e Tiranës, në vitin 2026, e ka dënuar me 6 vjet burgim për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, dhe në vitin 2024, me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjithashtu për këtë shtetas, Prokuroria e Tiranës, në vitin 2025, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






