

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale krijimin e një hapësire të re komunikimi digjitale të quajtur “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të shërbejë si një kanal i drejtpërdrejtë ndërveprimi mes kreut të qeverisë dhe qytetarëve.
Sipas njoftimit, kjo nismë adresohet në radhë të parë për studentët dhe protestuesit, por mbetet e hapur për çdo qytetar që dëshiron të përcjellë qëndrimet e tij. Platforma është e ndarë në katër kategori kryesore — “Pyetje”, “Kritikë”, “Shqetësime” dhe “Propozime” — përmes të cilave të interesuarit mund të drejtojnë mesazhet dhe kërkesat e tyre drejtpërdrejt nëpërmjet funksionit të dedikuar të shkrimit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






