

Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur në lidhje me kandidaturën e përfolur të Arbër Hajdarit npër Bashkinë e Tiranës.
Braçe shprehet se është i hapur, por vetëm nëse ka garë brenda partisë.
Dialogu:
Ori Nebiaj: “Çfarë mendimi keni për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Bashkinë e Tiranës, edhe si është socialist i vjetër, mbahet mend që fëmijë me FRESSH-in?”
Erion Braçe: “Nuk është puna ime. Në rast se do të ketë garë dhe do të jemi përballë, e mirëpres. Garë për të qenë kandidat. Habibi në Amerikë mundi fillimisht një kandidat brenda partisë së tij. Pyetjen për Arbrin po e lë menjanë. Dua t’i flas socialistëve në radhë të parë, më pas gjithë qytetarëve të Tiranës. Cilindo që ka një ambicie e shoh si potencial.
Në PS do të riktheja Dritëro Agollin, që kishte qëndrimet e tij, jo të partisë. Agolli është një figurë që në PS dhe në parlament do të ishte e mirëpritur në çdo moment. Ka thënë mendimin e tij edhe kur kishte një sallë kundër dhe fitoi të them të drejtën.
Sa i përket përjashtimeve, jam kundër. Kushdo është i lirë të qëndrojë dhe të largohet. Shoku im i ngushtë është Ervin Hoxha, shoqja ime është Aulona Bylykbashi. Kut tjetri hyn dhe të shan, ka problem personal, bllokoj nga 200-300 njerëz ditë, por pasi i kthej të sharën. Dinjitetin, njeriu e ka të shenjtë. Problemi tjetër janë makinat, rrjete që funksionojnë vetëm për të sharë.
Pazarin e bëj vetë, kilogrami i domates sot ishte 180 lekë. Kur fola për ligjin e ciklit menstrual në grupin parlamentar më shikonin çuditshëm. Gjithashtu ka lidhje me shëndetin seksual dhe me riprodhimin. Kam marrë përgjigje dhe më është thënë se na ikin nga komisionet e tenderave dhe gjejnë arsye për të mos firmosur”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






