Transmetuar më 08-11-2026, 09:36

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë është zbuluar në qytetin Allariz, në provincën e Ourense, në Spanjën veriperëndimore, ku trupi i pajetë i një foshnjeje është gjetur brenda një frigoriferi në garazhin e një banese.

Zbulimi u bërë nga një grua, e cila ishte duke kontrolluar sendet personale pas ndarjes nga jeta të nënës së saj. Gjatë kontrollit në ambientet e deponisë së ndërtesës, ajo ka hapur frigoriferin dhe ka konstatuar mbetjet mortore të foshnjës.

Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, bëhet fjalë për një foshnjë të lindur pas një shtatzënie 32 deri në 34 javësh, ndërsa dyshohet se ngjarja daton më shumë se dy dekada më parë. Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet nën sekret gjyqësor për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar nëse foshnja kishte lindur e gjallë. Janë marrë mostra ADN-je për t’u dërguar në një laborator në Madrid me qëllim identifikimin e prindërve biologjikë, ndërsa po verifikohet gjithashtu mundësia që trupi të jetë zhvendosur në këtë ambient pas ngjarjes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit