Transmetuar më 08-11-2026, 09:25

Tiranë, makina përplas këmbësoren 57-vjeçare pranë “Bllokut Gintash”, arrestohet shoferi 24-vjeçar

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, përballë “Bllokut Gintash”, ku një grua 57-vjeçare është përplasur nga një automjet.

Sipas njoftimit të Policisë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren me iniciale B. F., 57 vjeçe, ndërsa kjo e fundit ka mbetur e plagosur rëndë.

E plagosura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Pas aksidentit, policia ka arrestuar drejtuesin 24-vjeçar të automjetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit