Transmetuar më 08-11-2026, 09:36

Një incident i rëndë është regjistruar në tunelin e dhomave të zhveshjes në stadiumin "Mestalla", gjatë përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit, ku situata ka degjeneruar në përleshje fizike dhe është dashur ndërhyrja e Policisë Kombëtare.

Sipas raportimeve dhe pamjeve filmike, gjithçka ka nisur nga debatet e drejtorit sportiv të Valencias, Braulio Vázquez, me ekipin e arbitrimit. Ndërhyrja e mesfushorit Jude Bellingham për të larguar drejtuesin spanjoll ka shkaktuar një përplasje masive mes lojtarëve të të dyja skuadravë. Në përpjekje për të qetësuar situatën, punonjësit e sigurisë private janë përfshirë në konflikt, ku sipas pamjeve dhe pretendimeve të klubit të Valencias, mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rüdiger, shihet duke goditur me grusht në fytyrë një nga rojet e sigurisë.

Megjithatë, incidenti i dhunshëm nuk është pasqyruar në raportin zyrtar të gjyqtarit të ndeshjes, i cili ka përmodur vetëm protestat e drejtorit Vázquez dhe ndërhyrjen e policisë për largimin e tij. Klubi i Valencias ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj kësaj heshtjeje institucionale, duke deklaruar se disponon provat pamore të agresionit dhe kërkon llogaridhënie zyrtare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit