

Rripa i Gazës është përfshirë nga një situatë e rëndë humanitare pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën enklavën gjatë ditës së djeshme, duke shkaktuar përmbytje masive në kampet e personave të zhvendosur.
Sipas raportimeve nga terreni, rreth 70 mijë tenda ku strehoheshin familjet e zhvendosura u përmbytën që në ditën e parë të motit të keq, ndërsa uji dhe balta dëmtuan sendet personale të banorëve, duke i lënë mijëra prej tyre pa strehë. Situata u rëndua më tej nga shembja e mureve dhe çative të dëmtuara më parë nga luftimet, duke lënë pas persona të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Ekipet e Mbrojtjes Civile morën mbi 1,500 thirrje për ndihmë gjatë natës, ndërsa qindra familje u detyruan të braktisnin kampet e përmbytura. Autoritetet lokale dhe organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar për rrezikun e lartë të përhapjes së sëmundjeve për shkak të përzierjes së ujërave të shiut me ujërat e ndotura, duke bërë thirrje për ndihmë urgjente për të garantuar strehim dhe kushte minimale higjienike.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






