

Gazetari dhe studiuesi holandez Vincent van Gerven Oei është shoqëruar nga forcat e policisë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, gjatë zhvillimit të një proteste. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik për shkak të dhunës së përdorur ndaj gazetarit dhe qytetarëve.
Gjatë momentit të shoqërimit, aktivistja Alisa Braho, e cila po filmonte ngjarjen me telefon, është sulmuar nga efektivët duke u goditur me spraj me piper në sy. Van Gerven Oei është një figurë e njohur për publikun për shkak të angazhimit të tij në investigime dhe botime mbi zhvillimet politike, skandalet e pushtetit dhe abuzimet me sektorin e ndërtimit në Shqipëri, ndërsa së fundmi kishte trajtuar edhe përmbajtjen e dokumentarit “The Albanian Files”.
Deri në këto momente, autoritetet policore nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi arsyet e shoqërimit të gazetarit dhe as mbi masat e marra ndaj efektivëve për sulmin ndaj qytetares që po dokumentonte ngjarjen.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






